S.U.A.D.A

SUADA funksionon si sportel i vetëm unik në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Roli që ka SUADA është të kontaktojë, informojë, dhe të mbledhë të ardhura nga subjektet përdorues të veprave artistike që mbrohen nga Ligji Nr. 35/2016 Për të Drejtat e Autorit, dhe përfaqëson të gjitha Agjencitë të cilat janë liçencuar nga Ministri i Kulturës për të administruar të drejtat e autorit dhe të  drejtat e tjera të lidhura me të.

Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit (S.U.A.D.A.) ngrihet në bazë të Ligjit Nr. 35/2016  neni 138 ku parashikohet që Agjencitë e Administrimit Kolektiv (AAK-të) të bien dakord për organizimin e një Sporteli të Përbashkët “One Stop Shop” për pagesat e te drejtes se autorit ne Republiken e Shqiperise nen mbikqyrjen e drejtperdrejte te Ministrise se Kultures. Funksioni kryesor i Sportelit Unik është mbledhja e tarifave të shpërblimit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjitha kategoritë e mbajtësve të të drejtave në administrimin kolektiv, të mbrojtura nga të gjitha  agjencitë e administrimit kolektiv të licensuara nga Ministria e Kulturës, sipas nenit 138 të Ligjit 35/2016.

Përfaqësuesit e AAK-ve, anëtarë të S.U.A.D.A.

-Agjencia Albautor- Drejtor Ekzekutiv Z. Oltion Spiro.
-Agjencia A.K.D.I.E- Drejtor Ekzekutiv Z. Naim Aliaj.
-Agjencia Faber Collective – Drejtor Ekzekutiv Znj Anxhela Faber.
-Agjencia F.A.A.D – Drejtor Ekzekutiv Z. Evien Dako.

Drejtori Ekzekutiv i Sportelit Unik per Administrimin e te Drejtes se Autorit eshte Z. Elton Kallfa.

Nëse jeni përdorues i veprave artistike, muzikore apo kinematografike drejtohuni drejt Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtave të Autorit (SUADA) për tu pajisur me lejë/autorizimin përkatës për përdorimin e veprave.

suada2017Çfarë Përfaqëson