Njoftime Në bazë të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Të gjithë subjekt përdorues të veprave audio-vizuale të transmetuara në publik, kanë detyrimin të pajisen me Autorizimin përkatës të SUADA duke kryer pagesën përkatëse. Gjithashtu në bazë të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të gjithë Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA), janë të detyruar të kryejnë pagesën përkatëse për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e lidhura me to. Po në bazë të këtij ligji, OSHMA që nuk kryejnë pagesën për të drejtën e autorit janë subjekt i kundërvajtjeve administrative nga ana e AMA por edhe Inspektoratit Shtetëror për Mbikëqyrjen e tregut.

THIRRJE PËR APLIKIM

Sporteli Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit, në sajë të nevojës për rritjen e kapaciteteve në lidhje me proceset operative ligjore, shpall këtë njoftim, drejtuar të gjithë subjekteve të interesuara, të cilët ofrojnë shërbime ligjore.

Objekti i punës së Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit, është mbledhja e tarifave të shpërblimit për të drejtën e autorit nga subjektet përdorues të veprave artistike, sipas parashikimeve të ligjit 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 663 datë 10.10.2017 të Ministrisë së Kulturës.

Nga subjektet e interesuara që ofrojnë shërbime ligjore, kërkohet:

  • Ofrimi i shërbimit për kontaktimin e subjekteve përdorues të veprave artistike;
  • Informimin e këtyre subjekteve përdoruese mbi detyrimin ligjor të pagesës për përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit;
  • Përdorimi i mekanizmave ligjore për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të S.U.A.D.A, për mbledhjen e shpërblimeve për të gjithë kategoritë e mbajtësve të së drejtave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Subjektet e interesuar, lutemi të kontaktojnë në adresat e kontaktit:

Rr. “Sami Frashëri”, Pallatet Agimi, Shk. 19, Ap. 338, Tiranë
Cel: +355 68 404 0302
Email:
info.qendrasuada@gmail.com

suada2017Njoftime