Subjektet me Autorizim

Qëllimi i krijimit të Sportelit është sigurimi i një shërbimi efiçent dhe të thjeshtuar ndaj subjekteve përdorues të cilët kanë si detyrim ligjor në bazë të nenit 140 të Ligjit 35/2016 për t’u pajisur me autorizim për përdorimin ose shfrytëzimin e veprave artistike. SUADA ka për detyrë të realizojë mbledhjen kolektive të tarifave të shpërblimit nga subjektet përdorues në mënyrë efektive dhe t’i shpërndajë këto të ardhura tek AAK-të e licensuara. Mbledhja e tarifave të shpërblimit kryhet në bazë të një pagese vjetore nga subjektet përdorues duke zbatuar sistemin tarifor të përcaktuar në vendimin e KKDA-së Nr.3 Datë 4.08.2017  “Për miratimin e metodologjisë dhe masës së tarifave të shpëblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv”. Subjekte përdorues të veprave artistike janë të gjitha kategoritë e bizneseve si : OSHMA, HOTELE, BAR, RESTORANT, NJESI TREGTARE, DISKO/PUB etj.

Kliko për të shkarkuar dokumentin.

Subjektet e Autorizuara - S.U.A.D.A
suada2017Subjektet me Autorizim